Rreth nesh

Një histori për t'u treguar në secilën shishe

Stone Castle, vreshtaria dhe veraria janë një perlë e fshehur në zemër të Rahovec Valley, një pasuri private që përfshin më shumë se 5552 hektarë të cilësisë së lartë me vreshta dhe tokë.
Vreshtaria është ndërtuar në vitin 1953 dhe që prej vitit 2006 është pronë e drejtuar nga familja Gecaj.

 

Deri më sot kompania ka një kapacitet prodhues prej 10 deri në 13 milionë litra verë në vit, dhe një kapacitet të përpunimit të rrushit deri në 70 milion kilogram në vit. Mbi 15 milionë dollarë investime kanë ndihmuar dhe avancuar përpunimin teknologjik, trajnimin profesional, revitalizimin e hardhive dhe shumë më tepër.

Veraria është e pajisur me një bodrum nëntokësor me kapacitet ruajtje prej 3 deri 5 milion litra fuçi prej druri, duke e bërë atë një nga veraritë më të mëdha private në Evropë. Stone Castle ofron zgjidhjen më të mirë të verërave që ka bërë Stone Castle të kalojë edhe përtej kufijve të Evropës si në tregjet e Ballkanit, Gjermani dhe Zvicër, e duke qenë prezent edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e deri në Afrikën e largët.

Me krenari të madhe kujdesemi për rritjen e rrushit dhe prodhimin e verërave me cilësinë më të mire, duke kombinuar përparimet teknologjike me metodat tradicionale të verës. Që nga forma e përzgjedhjes së rrushit e cila i plotëson të gjitha standardet e kërkuara të cilësisë , plakjen në fuçi prej lisi, mbushjen dhe etiketimin ne bëjmë me të mirën tonë që secila shishe të jetë e veçantë, e mbushur me pasion dhe dashuri.

 

 

“Veraria është e pajisur me një bodrum nëntokësor me kapacitet ruajtje prej 3 deri 5 milion litra fuçi prej druri, duke e bërë atë një nga veraritë më të mëdha private në Evropë.”.

 

 

 

Kultivimi e rrushit

Kompania zotëron 2200HA tokë të punueshme nga të cilat mbi 600HA janë vreshta aktive. Vreshtat e Stone Castle janë të pozicionuara në bregun e butë të komunës së Rahovecit në lartësinë prej 350 deri 520 metra në nivel detar dhe janë të ekspozuar ndaj rrezatimit diellor gjatë të cilit mundësohet prodhimi i rrushit me cilësi shumë të lartë. Vreshtat e kompanisë Stone Castle janë kultivuar nën mbikëqyrjen e ekspertëve dhe matjeve të avancuara agro-teknike.

 

 

Korrja

Korrja e rrushit në Stone Castle bëhet me dorë nën mbikëqyrjen e stafit ku bëhet vlerësimi i teknologjiksë. Korrja fillon në fillim të shtatorit dhe përfundon në gjysmën e dytë të tetorit.

 

 

Ruajtja

Në këtë kompani magazinimi i verës bëhet në enë prej çeliku inoks dhe në ambiente specifike (kryesisht në rezervuarë nëntokësorë) për ruajtje. Vera e bardhë ruhet në kontejnerë çeliku, ndërsa vera e kuqe në tanke çeliku dhe verërat cilësore në fuçi prej druri në një prej bodrumeve më të mëdha nëntokësore me një kapacitetet prej 5.000.000 litra verë tek i cili temperaturat janë konstante gjatë gjithë vitit, prej 13 në 16 º C. Ruajtja e verërave të paketuara bëhet në depo moderne me një sistem izolimi dhe temperaturë konstante.

 

Tregu

Pas privatizimit të Stone Castle në vitin 2006, kompania u fokusua në zgjerimin e prezencës së saj në tregun e brendshëm edhe pse tregu tashmë ishte shumë konkurrues. Por, duke pasur një vizion dhe strategji të qartë për të ardhmen, kompania ka arritur të pozicionojë veten dhe produktet e saj shumë mirë në tregun e brendshëm. Si rezultat i një cilësie të lartë dhe shërbimeve të shpejta, pjesa e tregut e kompanisë në tregun kosovar është mbi 65%. Përveç tregut të brendshëm, qëllimi kryesor i Stone Castle është arritja e një pjese më të madhe në rajon, në tregun europian dhe në tregun ndërkombëtar. Falë produkteve cilësore dhe investimeve të pronarit të saj, z. Rrustem Gecaj, Stone Castle ka arritur të depërtojë në rajone të tilla si, Evropa, Azia, Afrika dhe SHBA Stone Castle eksporton produktet e saj në: Gjermani, Zvicër, Çeki, Kroaci, Shqipëri, Kanada dhe duke kërkuar tregje të Mbretërisë së Bashkuar, Kinës dhe Belgjikës.